Sugjerojmë:

Ndiheni pa humor? Këto ushqime do t’ju rikthjejnë buzëqeshjen

Ndodh shpesh që ushqimet të ndikojnë në humorin tonë për mirë apo keq. Për t’u ndier më mirë dhe për të luftuar humorin e keq, ushqyerja korrekte mund t’ju vijë në ndihmë. ‘Drithërat integrale, mishrat pa dhjamë, peshku, frutat dhe perimet e sezonit furnizojnë trupin tonë me vitamina, minerale dhe substanca të tjera të vlefshme që mund të përmirësojnë humorin tonë dhe të na largojnë nervozizmin. Ndryshe nga ç’mund të mendohet, konsumi i tepërt i ushqimeve të pasura me sheqerena të rafinuara dhe kafeinë, mund të ketë efekt të kundërt dhe t’i bëjë më intensive sëmundjet e vogla sezonale.

Ushqimet që ju rritin humorin janë këto:

1.Bajamet

Bajamet dhe frutat e tjera të thata sigurojnë sasi të larta magnezi, një mineral që ndihmon për të luftuar lodhjen psiko-fizike.

2.Lakra

Na furnizon me acid folik i cili rregullon sertoninën, hormonin e humorit të mirë.

3.Sardelet

Janë një minierë acidesh yndyrore esenciale omega 3, të dobishme për të luftuar lodhjen, humorin e luhatshëm dhe mungesën e përqendrimit.

4.Brokoli

Furnizon trupin tonë me hekur e magnez, minerale të çmuara për të larguar nervozizmin, lodhjen dhe dobësinë.

5.Kosi

Përmban kalcium dhe minerale të tjera të çmuara, të dobishme për të menaxhuar më mirë nervozizmin dhe tensionin emotiv.

7.Drithërat integrale dhe bishtajat

Kur konsumohen së bashku na furnizojnë me një miks karbohidratesh komplekse, proteinash, mineralesh dhe vitaminash të cilat favorizojnë gjendjen e mirë të humorit.

8.Fara kungulli

Përmbajnë acide yndyrore omega-3, kripëra minerale antistres, si magnezi e zinku, vitaminë E, të gjithë elemente që prodhojnë neurotransmetues të humorit të mirë.

9.Vezët

Janë një koncentrat  i vërtetë substancash aleate të humorit të mirë falë zinkut, omega-3 dhe triptofanit.

10.Kivi

Kivi siguron sasi të rëndësishme të vitaminës C, një substancë që merr pjesë në sintezën e neurotransmetuesve të humorit të mirë. Veç të tjerash, siguron kalcium dhe magnez, të cilët sigurojnë mirëqenien psiko-fizike.

Lini një koment