Sugjerojmë:

Na vajti mendja për disa petulla me kos

Na vajti mendja për disa petulla me kos

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 1 gotë miell
  • 1/2 gotë kos
  • 1 vezë
  • 1/2 lugë çaji sodë buke
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • pak kanellë
  • 1/4 lëng limoni

Udhëzimet

1

Në një enë zini brumin e petullave duke bashkuar miellin, kosin dhe të gjithë përbërësit e tjerë.

2

E punoni mirë masën me duar dhe e lini mënjanë për të paktën 1 orë. Mbështilleni enën me një qese kuzhine.

3

Më pas, formoni disa toptha të vegjël me ndihmën e një luge dhe vendosini petullat për t'i skuqur në një tigan me vaj të nxehur.

4

Shoqërojini me sheqer, reçel sipas dëshirës apo djathë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment