Sugjerojmë:

Musaka me patëllxhanë, receta fantastike e verës

2 patëllxhanë të mëdhenj
4 patate
2 qepë
5 vezë
500 g mish të bluar
200 g miell
Qumesht
Kripë
Vaj

1.Qëroni patëllxhanët dhe pritini për së gjati , hidhuni kripë dhe lërini të qëndrojnë pak.

2.Rrrihni të bardhat e vezëve, shtoni të kuqet e vezëve dhe çdo fetë patëllxhani rrotullojeni në miell, pastaj në vezë dhe skuqeni.

3.Për mbushje skuqni qepën, shtoni mishin dhe erëzat.

4.Në një tavë të lyer me vaj rendisni patëllxhanët e skuqur, mishin, patatet e prera dhe sipër hidhni vezët rrahura me qumësht.

5.Piqeni tavën për 40 minuta në 220 gradë.

Lini një koment