Sugjerojmë:

Musaka me patëllxhanë, domate dhe proshutë

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 50 min

Ingredientët

  • 4-5 patëllxhanë të mëdhenj
  • 2 fileto pule
  • 6-7 kokrra domate të pjekura mirë
  • Djathë mozzarella
  • Majdanoz
  • Kripë
  • Piper
  • Hudhër
  • Vaj ulliri
  • Proshutë

Udhëzimet

1

Pastrojmë domatet nga lëkura dhe i presim në kubikë.

2

Në një tigan me pak vaj ulliri dhe hudhër, vendosim domatet derisa të shkrijnë.

3

Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak spec djegës dhe i lëmë mënjanë.

4

Presim patëllxhanët në feta dhe i pjekim pak nga të dyja anët.

5

Fileton e pulës e presim në feta më të holla dhe e marinojmë me kripë e piper.

6

Nisim shtrimin e tavës, shtojmë në fund të saj pak salcë dhe më pas një shtresë patëllxhanesh.

7

Vijojmë me një shtresë fileto pule dhe sërish me patëllxhanë.

8

Hedhim përsëri pak salcë dhe vendosim disa feta proshutë.

9

Në fund vëmë mocarelën e prerë në feta të holla.

10

E pjekim në furrën e parangrohur për rreth 40 minuta dhe pasi ta heqim, hedhim sipër majdanoz të grirë.

Lini një koment