Sugjerojmë:

Musaka me patate dhe sallam

Musaka me patate dhe sallam

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 4 patate
  • 150 gram sallam me feta
  • kripë, piper
  • rigon
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 gotë qumësht

Udhëzimet

1

Qëroni patatet dhe i prisni në feta-feta. I marinoni me kripë dhe rigon.

2

Merrni një tavë dhe vendosni një shtresë me to.

3

Sipër vendosni një shtresë me sallam.

4

Përsëriteni këtë dy herë. Në fund shtroni salcën e beshamelit.

5

Për këtë të fundit skuqni gjalpin, shtoni miellin dhe në fund qumështin e pak piper. Trazojini vazhdimisht derisa masa të trashet dhe e hiqni nga zjarri.

6

Futeni tavën në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment