6 patate të mëdha, të prera në feta me trashësi 0.5 cm
Trumzë të freskët
2 lugë gjelle djathë kaçkavall të grirë
Vaj
1.Ngrohni vajin e ullirit dhe perzijeni qepën sa të zbutet. 2.Shtoni mishin e grirë, karrotën dhe selinonë. 3.Kaurdiseni derisa mishi të bëhet ngjyrë kafe dhe të kenë shteruar lëngjet. Shuajeni me verë dhe lëreni të avullojë. 4.Shtoni salcën ,kripë ,piper ,2 gota ujë dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët derisa të trashet salca. 5.Herë pas here përziejeni me një lugë druri. 6.Përgatisni beshamelën duke shkrirë gjalpin në zjarr të ulët . 7.Shtoni miellin duke e kaurdisur për pak dhe më pas shtoni qumështin. 8.Përziejeni pa ndërprerje derisa salca të trashet. Rregullojeni me kripë dhe arrëmyshk. 9.Hidhni 1/5 e beshamelës tek salca dhe trazojeni mirë. 10.Nxehni pak vaj në një tigan dhe skuqini patatet nga të dyja anët sa të marrin faqe. 11.Vendosini në letër thithëse që t’u ike yndyra e tepërt. 12.Lyeni një tavë me pak vaj ulliri dhe spërkateni me pakëz galetë. 13.Shtroni një shtresë patatesh dhe hidhini përsipër pak kripë, piper dhe trumzë të freskët. 14.Shtroni një shtresë kimë ,më pas një shtesë patatesh, kimë dhe në fund patate. Secilën shtresë të patateve hidhini kripë, piper e trumzë. 15.Mbulojini patatet me beshamel dhe hidhini djathin sipër. 16.Futeni të piqet në furrë të paranxehur në 180 ° C për rreth 35- 40 min. 17.Lëreni të ftohet pak para se ta shërbeni .
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment