Sugjerojmë:

Musaka greke me kungulleshka

Musaka greke me kungulleshka

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Një musaka greke e mbushur me mish viçi dhe e shtresuar me feta kungulli, në vend të patateve, për të marrë më pak karbohidrate.

Ingredientët

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë
  • 1 filxhan çaji me salcë domateje
  • 650 gram mish viçi i grirë
  • Kripë, piper për shije
  • 2-4 thelpi hudhra
  • 1 lugë gjelle rigon i thatë
  • ½ lugë çaji me kanellë pluhur
  • 1 gjethe dafine
  • 1 filxhan çaji me rikota
  • 2 kungulleshka të mëdha të prera në feta rrumbullake

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Merrni një tavë me madhësi mesatare dhe e lyeni me pak vaj ulliri.

3

Në një tigan skuqni qepën dhe hudhrën për disa minuta. Shtoni edhe mishin e grirë dhe e përzieni mirë.

4

Pasi mishi të ketë marrë një ngjyrë në kafe, shtoni salcën e domateve, pak ujë dhe i lini të ziejnë së bashku për 15 minuta.

5

Shtoni gjethen e dafinës.

6

Merrni tavën dhe vendosni në bazë fetat e kungulleshkave.

7

Sipër vendosni një shtresë me salcën që përgatitët.

8

Përsëriteni këtë dy herë. Shtoni rikotën. Në fund e mbuloni të gjithë sipërfaqen me fetat e kungulleshkave. Shtoni djathin e grirë parmixhano.

9

E fusni në furrë për t’u pjekur për 25-30 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment