Sugjerojmë:

Muffins me tërshërë dhe banane. Pa sheqer të shtuar!

Muffins me tërshërë dhe banane. Pa sheqer të shtuar!

Persona: 12
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ide e mirë për mëngjeset e vona ama të shëndetshme! Mund t'i merrni me vete edhe në punë.

Ingredientët

  • 3 filxhan me tërshërë të thjeshtë
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • ½ lugë çaji me kanellë
  • ¼ lugë çaji me kripë
  • ½ lugë çaji me ekstrakt vaniljeje
  • 1 gotë e gjysmë me qumësht
  • 1 banane
  • ¼ filxhan me shurup panje
  • ¼ filxhan me copëza çokollate

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë.

2

Në një tas përzieni të gjithë përbërësit me një spatul (përveç çokollatës).

3

I lini mënjanë të pushojnë për 5 minuta.

4

Më pas i shtoni copëzat e çokollatës dhe i përzieni edhe njëherë.

5

Merrni tavën për muffins dhe filloni e mbushni format.

6

I fusni në furrë të piqen për 25 minuta.

7

I lini të ftohen 5 minuta para se t’i shërbeni (me kujdes, pa u prishur formën). Shijojini!

Lini një koment