Muffins me spinaq dhe fara chia

Muffins me spinaq dhe fara chia

Persona: 8
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Edhe spinaq, edhe fara chia. Shumë vlera ushqyese brenda një recete të vetme!

Ingredientët

  • 1/2 tufë spinaq
  • 1/2 lëng limoni
  • 1 lugë gjelle fara chia
  • 3 kokrra vezë
  • 1 gotë kokos i grimcuar
  • 1 gotë dhallë
  • 1 gotë sheqer pluhur
  • 2 gota miell
  • 1/3 gotë vaj ulliri
  • 1/2 lugë kafe kripë
  • 1 lugë çaji me sodë buke

Udhëzimet

1

Në një blender elektrik bashkoni spinaqin, sheqerin dhe dhallin. I përzieni për disa sekonda.

2

Ndërkohë në një tas rrihni me anë të një teli kuzhine vezët me kripën. Më pas shtoni spinaqin, miellin dhe farat chia. I përzieni mirë me një lugë druri.

3

Shtoni vajin e ullirit.

4

Tani shtoni arrën e kokosit, lëngun e limonit dhe sodën e bukës.

5

Pasi e keni përzierë edhe njëherë, merrni tavën e pjekjes dhe vendosni nga dy lugë gjelle tek secila formë.

6

I fusni në furrë të piqen për 25 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment