Sugjerojmë:

Mos përtoni! Përgatisni në pak hapa kekun më të thjeshtë me banane

Është një ndër recetat më të thjeshta për t’u gatuar dhe rezultati është gjithmonë mbresëlënës.

Përbërësit:

12 lugë gjelle miell për ëmbëlsira

8 lugë gjelle sheqer

2 banane

50 gr rruth i thatë

1 lugë kafeje sodë buke

4 vezë të freskëta

Përgatitja: 

1.Përpara se të përgatitësh recetën, ndizni furrën në 180 gradë.

2.Lyeni formën e kekut me pak gjalpë dhe futeni në furrë.

3.Rrih vezët me rrahëse dhe shto pak nga pak edhe sheqerin dhe sodën e bukës.

4.Kur krijohet një masë homogjene, shtojmë edhe miellin duke e përzierë mirë.

5.Të rradhës janë bananet, të cilat pasi i copëtojmë mirë e mirë, ia shtojmë masës së përgatitur.

6.Hidheni brumin në formën e kekut dhe lëreni të piqet për 45 minuta në 180 gradë.

Lini një koment