Sugjerojmë:

Mos i hidhni domatet e zbutura. Ja si të bëni një supë të mirë me to

Mos i hidhni domatet e zbutura. Ja si të bëni një supë të mirë me to

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 3 domate të buta
  • 1 qepë e vogël
  • 1 thelpi hudhër
  • pak trumzë
  • Spec i kuq pluhur
  • 1 fetë buke e thekur dhe e prerë në kubikë
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me vaj ulliri shtoni hudhrën. Pas kësaj shtoni qepën e grirë imët dhe e lini për disa minuta.

2

Ndërkohë lani domatet, i hiqni lëkurën dhe e prisni në kubikë të vegjël. Ia shtoni tenxheres dhe prisni derisa domatja të tretet.

3

Shtoni kripën, specin e kuq pluhur dhe dy gota ujë të nxehtë.

4

E lini supën për rreth 10 minuta në zjarr.

5

Pasi të jetë gati e servirni në pjata, duke i shtuar sipër pak trumzë, një lugë vaj ulliri dhe kubikë të vegjël nga buka e thekur.

Lini një koment