Sugjerojmë:

Momenti për të shijuar disa njoki fantastike me pana dhe proshutë të tymosur

Momenti për të shijuar disa njoki fantastike me pana dhe proshutë të tymosur

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 Koha e gatimit: 10 minuta

Njokit janë kaq praktike dhe me gjasa e gjithë familja juaj do i pëlqejë! Prandaj, çfarë po pret?

Ingredientët

  • 1 pako pasta (njoki)
  • 200 gram proshutë e tymosur e prerë hollë
  • 1 kuti panna kuzhine
  • 150 gram djathë parmigiano
  • 50 gram gjalpë
  • 1 lugë gjelle kripë

Udhëzimet

1

Në një tigan skuqni proshutën e tymosur me gjalpë. Shtoni panën dhe sipër i grini djathin. Trazojeni mirë.

2

Ndërkohë në një tenxhere me ujë të valuar shtoni kripën dhe vendosni për të zierë njokit.

3

Pasi të jenë gati ia shtoni tiganit me pana. I trazoni mirë dhe në fund i servirni të ngrohta.

4

Sipër i grini djathë parmigiano dhe shijojini!

Lini një koment