Sugjerojmë:

Mollë të pjekura të mbushura me tërshërë

Mollë të pjekura të mbushura me tërshërë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Mënyrë e veçantë për të shijuar ato mollët, që ndonjëherë na ngelen me shumicë në kuzhinë.

Ingredientët

  • 3 mollë mesatare të prera përgjysmë
  • 4 lugë gjelle gjalpë të shkrirë
  • ¼ filxhan me sheqer kaf
  • 3 lugë gjelle miell
  • ½ filxhan me tërshërë
  • ¼ lugë çaji me kanellë

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Me ndihmën e një luge, u hiqni mollëve pjesën e brendshme.

3

Në një tas mesatar kombinoni gjalpin, sheqerin, miellin, tërshërën dhe kanellën.

4

I përzieni mirë të gjitha bashkë.

5

Mbushni mollët me masën që sapo krijuat.

6

I fusni në furrë për 25-30 minuta.

7

Shërbejini të ngrohta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment