Sugjerojmë:

Mollë të pjekura me kanellë dhe gjalpë

Mollë të pjekura me kanellë dhe gjalpë

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Ingredientët

  • 6 mollë të mëdha
  • 6 lugë gjelle sheqer kaf
  • 120 gram arra
  • 1 lugë çaji kanellë
  • ¼ lugë çaji me arrëmyshk
  • 3 lugë gjelle me gjalpë me kripë
  • Ekstrakt vaniljeje
  • ¾ filxhan me lëng molle

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë.

2

Lani dhe thani mirë mollët.

3

Me ndihmën e një luge u hiqni nga lart tulin e brendshëm (me kujdes, pa prishur formën).

4

Në një tas përzieni sheqerin, arrat e thërrmuara, kanellën, arrëmyshkun, gjalpin dhe ekstraktin e vaniljes.

5

Merrni një tavë dhe vendosni mollët njëra pas tjetrës.

6

I shtoni sipër masën që përgatitët pak më parë

7

Sipër i shtoni lëngun e mollëve. I fusni në furrë të piqen për 35-45 minuta.

8

I shërbeni të ngrohta duke i ndarë mollët përgjysmë dhe duke i shoqëruar sipas dëshirës me një kupë akullore me vanilje.

9

Ju bëftë mirë ëmbëlsira!

Lini një koment