Sugjerojmë:

Mollë të pjekura me arra, rrush të thatë dhe lëng portokalli

Koha e përgatitjes: 15 min Koha e gatimit: 40 min

Ingredientët

  • 4 mollë të mëdha të verdha
  • 100 gr sheqer kaf
  • 65 gr arra të copëtuara
  • 40 gr rrush i thatë
  • 50 gr gjalpë
  • ½ lugë çaji kanellë
  • ¼ lugë çaji karafil
  • 120 ml lëng portokalli

Udhëzimet

1

Në një tas, përzieni mirë sheqerin, arrat, rrushin, gjalpin, kanellën dhe karafilin, derisa të bëhet një masë e qëndrueshme.

2

Prisni rreth 1 cm nga maja e mollëve, deri në fundin e bishtit të tyre.

3

Me një lugë, gërryeni zemrën e mollëve për të hequr farat dhe krijuar një vrimë, por pa shkuar deri në fund të tyre, formoni vetëm një zgavër në zemër të mollëve.

4

Zgavrat e mollëve mbushini me 2 lugë nga përzierja e përgatitur në hapin 1, dhe pjesën e mbetur të përzierjes spërkateni sipër tyre.

5

Vendosini mollët me zgavrat lart në një tavë të thellë qelqi.

6

Spërkatini mollët me lëngun e portokallit dhe hidheni lëngun rreth mollëve.

7

Piqini mollët 30-40 minuta me 190 gradë, sipas zbutjes së dëshiruar të mollëve.

8

Lëngun e mbetur hidheni sipër mollëve dhe shërbejini të ngrohta.

Lini një koment