Sugjerojmë:

Mollë të karamelizuara dhe të mbushura me fruta të thata

Mollë të karamelizuara dhe të mbushura me fruta të thata

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 4-5 mollë (varësisht numrit të personave)
  • 4 lugë gjelle mjaltë
  • 75 gram arra
  • 75 gram bajame
  • 2 lugë gjelle sheqer kaf
  • pak kanellë
  • disa karafila

Udhëzimet

1

Lani mirë mollët, i fshini dhe me ndihmën e një thike specifike i hiqni pjesën e brendshme, pa i prishur formën.

2

Tek secila mollë shtoni fruta të thata, pak kanellë dhe në fund mjaltin.

3

I lyeni mollët me sheqer nga të gjitha anët.

4

Tani i vendosni mollët në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

5

I fusni në furrë për maksimumi 15-20 minuta në temperaturë 200 gradë. Nga fundi i shtoni një gotë ujë tavës.

6

Pasi të jenë gati, i hiqni nga furra dhe shijojini. Mollët e karamelizuara janë gati!

Lini një koment