Sugjerojmë:

Mollë dhe kungull të pjekur në furrë me kanellë

Mollë dhe kungull të pjekur në furrë me kanellë

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 2 mollë të prera në kubik të vegjël
  • ¼ kungull i vogël, i prerë në kubik të vegjël
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • ½ lugë çaji kripë

Udhëzimet

1

Lani mirë dhe prisni në copa të vogla mollën dhe kungullin (pa lëkurë).

2

I shtroni të dyja në një tavë.

3

Në një enë të vogël përzieni vajin e ullirit, kanellën, sheqerin dhe kripën.

4

Salcën ia shtoni sipër tavës dhe e përzieni mollën dhe kungullin me duar.

5

E fusni në furrë për 45 minuta në temperaturë 200 gradë.

6

Para se t'i konsumoni i lini të ftohen në frigorifer për të paktën 2 orë.

Lini një koment