Sugjerojmë:

Mjafton 1 kokërr limon për të shijuar këto biskota fantastike!

Mjafton 1 kokërr limon për të shijuar këto biskota fantastike!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20

Ju shkoi mendja për një ëmbëlsirë, por nuk po dini se çfarë të përgatisni? Rrëmbeni një kokërr limon, lexoni recetën e Nepsit dhe nisni menjëherë nga puna.

Ingredientët

  • 1 vezë
  • 100 gram sheqer
  • 100 ml vaj
  • 1 bustinë pluhur pjekës
  • 1/2 lëng limoni +1/2 lëkura
  • Sheqer pluhur

Udhëzimet

1

Në një tas rrihni vezën me sheqerin. Shtoni më pas pluhurin pjekës, lëngun e limonit, lëkurën e tij, miellin dhe vajin. Punojeni mirë masën derisa të formohet një brumë elastik.

2

Brumin bëjeni role mbi tavolinën e punës dhe më pas e ndani me thikë në pjesë të vogla me trashësi 2-3 cm.

3

I rregulloni mirë formën me dorë dhe më pas i radhisni në një tavë njëra pas tjetrës.

4

Sipër i shtoni sheqer pluhur dhe tani i fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë Celsius. Shijojini!

Lini një koment