Sugjerojmë:

Mjaftojnë dy limona për t’i shndërruar në një cheesecake të shijshëm!

Mjaftojnë dy limona për t'i shndërruar në një cheesecake të shijshëm!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30

Kjo recetë e kësaj ëmbëlsire kaq të shijshme dhe freskuese është përgatitur nga e njohura zonja Vjollca. Neps.al e sjell për ju, në mënyrë që të keni mundësi ta shijoni brenda 50 minutave.

Ingredientët

  • Baza 200 gr biskota digestive
  • 100 grm gjalpë
  • Kremi: 250 gram kos frutash me limon
  • 250 gram krem djathi
  • 250 gram pana e ëmbël
  • 140 gram sheqer pluhur
  • 50 ml lëng limoni
  • 12 gram fletë xhelatine
  • Kremi dekorues:
  • 2 limona (lëngu)
  • 100 ml lëng portokalli
  • 70 gram sheqer
  • 20 gram niseshte
  • 1 limon në feta për dekor

Udhëzimet

1

Grijmë biskotat dhe më pas i përziejmë ato me gjalpin e tretur. Në një tepsi unazë me diametër 23 cm vendosim letër pjekjeje.

2

Shtoni biskotat të përziera me gjalpin dhe i nivelojmë duke e ngjeshur me fundin e një gote. Vendosim tepsinë në akull për 15 minuta.

3

Në një tas me ujë të ftohtë vendosim fletën e xhelatinës për ta zbutur për 10 minuta.

4

Ndërkohë rrahim panën me rrahëse elektrike deri sa të na ngurtësohet. Në një tas tjetër bahkojmë kosin e frutave me kremin e djathit e sheqerin dhe i përziejmë mirë.

5

Më pas bashkojmë kremin e panës me kosin dhe kremin e djathit. I përziejmë mirë të gjitha së bashku në një tas.

6

Shtrydhim një limon dhe lëngun e tij e vendosim në një xhezve. Shtojmë në të xhelatinën e zbutur në ujë të ftohtë.

7

Vendosim xhezven në zjarr dhe e trazojmë vazhdimisht deri sa xhelatina të shkrihet dhe të kthehet në lëng.

8

E largojmë dhe e lëmë ti bjerë pak temperaturë dhe e përziejmë me kremin.

9

Më pas kremin e shtrojmë mbi bazën me biskota dhe e nivelojmë mirë dhe e vendosim përsëri në frigorifer në fresk për 3 orë ( në akull për 1 orë).

10

Për dekorin përfundimtar shtrydhim 2 limona, i përziejmë mirë dhe e vendosim në zjarr për të zier 4-5 minuta.

11

E trazojmë vazhdimisht. E hedhim mbi kremin e kekut dhe e nivelojmë me kurrizin e lugës.

12

E vendosim përsëri në frigorifer për të ngrirë pjesën e sipërme 30 minuta. Në fund e dekorojmë me feta limoni sipas shijeve tona.

Lini një koment