Maja dyshe, të djegura, të dëmtuara? Flokë i thatë, pa jetë, zbokth?
Padyshim që këto probleme të zakonshme tek shumica prej nesh e kanë një zgjidhje dhe është më e lehtë nga sa mendoni.
Prandaj, për të shkuar drejt rrugës së duhur, filloni duke mësuar gabimet që po bëni, për t’ia lënë kështu njëherë e mirë të shkuarës.
Çfarë po bëni gabim?
- Ju i thani flokët shumë shpesh me një nxehtësi të madhe
- Nuk përdorni vaj mbrojtës para se ta ekspozoni flokun ndaj nxehtësisë (ndaj tharëses, pjasterit, marshës)
- I lani flokët shumë shpesh (flokët duhen larë të paktën 1 herë në dy ose tri ditë)
- Përdorni shumë produkte me kimikate
- Nuk përdorni serum për flokët (është i domosdoshëm për të shmangur djegien e majave)
- Nuk përdorni kondicioner për flokët (zbutësi duhet përdorur gjithnjë)
- Përdorni produkte të lira për stilimin e flokëve (Xheli, spray, janë shkaku kryesor i rënies së flokëve)./neps.al
Lini një koment