Sugjerojmë:

Misra të pjekur shoqëruar me salcë hudhrash

Misra të pjekur shoqëruar me salcë hudhrash

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 4 misra
  • 6 lugë gjelle gjalpë
  • 1 tufë borzilok i freskët
  • 2 lugë kafe hudhër pluhur

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Merrni një tavë, vendosni një letër kuzhine dhe vendosni misrat me një distancë nga njëra-tjetra.

3

I lini në furrë të piqen për 12 minuta në total.

4

Ndërkohë që misrat piqen, ju përgatisni salcën marinuese me të cilën do t’i shijoni misrat.

5

Në një tas bashkoni gjalpin e shkrirë, borzilokun, hudhrën, kripën dhe piperin.

6

I përzieni mirë dhe lyeni me të misrat e sapo dalë nga furra. Ju bëftë mirë!

Lini një koment