Sugjerojmë:

Mish viçi me salcë jeshile

Mish viçi me salcë jeshile

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 1 orë 40 minuta

Një pjatë e dytë me mish të zier të butë, me salcë të shijshme aromatike, perfekte për t’u servirur në tryezë gjatë ditëve të festave. Mishi i viçit me salcë jeshile është i thjeshtë për t’u përgatitur, ideal për t’u shijuar me vezë të ziera e sallatë të freskët.

Ingredientët

  • 800 gr mish viçi
  • 10 vezë thëllëze
  • 2 feta bukë
  • Pak uthull e bardhë
  • 1 kërcell selino
  • 1 qepë
  • 150 gr rukola
  • Kripë
  • 50 gr majdanoz
  • 100 gr ullinj jeshil
  • 1 karotë
  • 2 sardele ose açuge
  • Piper

Udhëzimet

1

Vendoseni mishin e viçit në një tenxhere me ujë të bollshëm të vluar së bashku me karotat, kërcellin e selinosë dhe qepën e prerë në copa. Shtoni disa kokrra piper dhe pak kripë. Ziejeni për një orë e gjysmë dhe lëreni të ftohet më pas.

2

Merrni vezët e thëllëzës, futini në një tenxhere, mbulojini me ujë të ftohtë dhe vendoseni tenxheren në zjarr: llogarisni 3 minuta që nga momenti që uji merr valë, më pas hiqini vezët dhe lërini të ftohen në ujë të ftohtë.

3

Lani dhe thani majdanozin. Transferojeni në mikser bashkë me pak kripë, pak vaj ulliri, açuget ose sardelet dhe frulojini me shpejtësi. Shtoni më pas dy prej vezëve të ziera të thëllëzës dhe fetat e bukës të cilave u keni hequr koret, lagini me pak uthull dhe frulojini përsëri. Në fund duhet të përftoni një salcë kremoze.

4

Lani rukolën, thajeni dhe vendoseni në një pjatë servirjeje. Prisni mishin e zier në copa të vogla dhe vendoseni sipër rukolës. Kompletojeni me vezët e ziera të prera përgjysmë dhe vendosni ullinjtë në sipërfaqe. Servireni mishin me salcën jeshile.

Lini një koment