Mish qingji gatuar me verë të kuqe dhe perime shumëngjyrëshe!

Mish qingji gatuar me verë të kuqe dhe perime shumëngjyrëshe!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ingredientët

  • 1 kofshë qengji
  • 2 qepë
  • 4 kunguj
  • 4 karota
  • vaj ulliri
  • 4 thelpi hudhra
  • 2 lugë gjelle rozmarinë
  • 2 lugë gjelle me rigon
  • kripë
  • miell

Udhëzimet

1

Presim mishin e qengjit në pjesë të vogla, e marinojmë me kripë, piper, rigon dhe i lyejmë me miell.

2

Në një tigan skuqim me vaj ulliri qepën dhe hudhrat. I shtojmë mishin dhe e lëmë të skuqet mirë nga të dyja anët.

3

Në një tenxhere shtojmë karotat dhe kungujt e prera në feta të holla. Sipër i shtojmë rozmarinën dhe rigonin.

4

I shuajmë me verë të kuqe dhe i hedhim 1 gotë ujë.

5

I lëmë të ziejnë për rreth 1 orë, duke i shtuar herë pas here ujë.

6

Në fund e servirim duke i shtuar sipër majdanoz të grirë hollë dhe mishin e qengjit që përgatitëm pak më parë.

Lini një koment