Sugjerojmë:

Mish qengji në furrë me speca të kuq

Mish qengji në furrë me speca të kuq

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Kush tha se mishi i qengjit hahet vetëm të dielave? Neps ju sjell një version të thjeshtë të përgatitjes së tij, por me shumë shije brenda. Ju bëftë mirë!

Ingredientët

  • 1 kg mish qengji
  • 7-8 speca të kuq
  • kripë, piper
  • vaj ulliri
  • pesto e bërë vetë (për recetën e saj kërkoni në neps.al)
  • lëngu i një limoni

Udhëzimet

1

Në tavolinën e punës shtypni mirë mishin e qengjit me një çekiç kuzhine. E marinoni mirë me kripë, piper, vaj ulliri.

2

Merrni një tavë dhe rendisni thelat e mishit me radhë.

3

Vendosni gjithashtu edhe specat e kuq, pasi i keni larë dhe mbushur brenda me një 1/2 lugë kafe kripë secila.

4

I spërkasni edhe njëherë sipër me vaj ulliri dhe i fusni në furrë për 40 minuta në temperaturë 180 gradë.

5

Pasi të jetë gati, i shtoni sipër lëngun e limonit, pak pesto tek mishi dhe e shërbeni nëpër pjata. Ju bëftë mirë!

Lini një koment