1.Pastrojeni mishin e qingjit, ndajeni nga kocka dhe priteni në copa relativisht të mëdha, të barabarta. Shpëlajeni mirë me ujë të bollshëm.
2.Vëreni mënjanë dhe thajeni mirë.
3.Ndërkohë merrni një enë të thellë dhe hidhni në të disa lugë vaj ulliri dhe thelpinjtë e qëruar të hudhrës.
4.Pasi të kenë marrë ngjyrë të lehtë shtoni mishin e qengjit dhe kavardiseni në zjarr të fortë, derisa copat të kenë marrë totalisht ngjyrë të kuqe dhe më pas uleni zjarrin.
5.Shtoni gjysmë gote verë të bardhë, kripë dhe piper dhe lërini në zjarr për gjysmë ore, të mbuluar me kapak.
6.Mos harroni që është mirë të shtoni edhe një gjysmë gote ujë, në mënyrë që mishi të mbetet i butë.
7.Gjatë kohës që mishi zien, vazhdoni me pastrimin e angjinareve.
8.Qëroni pjesën e bishtit dhe hiqni gjethet e jashtme, ato të fortat, ndajeni në katër pjesë dhe hiqni pjesën e brendshme.
9.Hidheni në tenxheren e mishit dhe shtoni edhe një gjysmë gote ujë.
10.Kur përbërësit të jenë zier aq sa duhet, hiqeni nga zjarri dhe servireni nëpër pjata.
11.Mund ta spërkatni mishin me bukë të grirë dhe lëngun e zierjes ta shtoni në pjatë.
12.Për shije mund të vendosni edhe majdanozin e freskët, të grirë.
Ke pyetur ndonjëherë pse djathi zviceran ka ato vrima kaq të njohura? Për vite me radhë, fëmijët (dhe ndonjëherë edhe të rriturit) janë argëtuar me idenë e minjve të vegjël që kafshojnë djathin duke lënë boshllëqe pas tyre. Por...
A e dini se gocat e detit, këto krijesa të vogla që shumë prej nesh i shijojnë në një pjatë të freskët me limon, fshehin një sekret vërtet të pazakontë? Përtej shijes së tyre unike dhe reputacionit si afrodisiak,...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
Lini një koment