Sugjerojmë:

Mish i gatuar me erëza indiane, duhet ta provoni!

Ingredientët

  • 1 kg mish
  • 1 kupë mustardë
  • 3 lugë çaji puhur spec djegës i kuq
  • 3 lugë çaji pluhur kopër
  • 2 lugë çaji pluhur xhenxhefil
  • 2 lugë çaji pluhur qimnon
  • 3 lugë çaji kardamom pluhur kaf (erëz)
  • 1 lugë asafoetida (erëz)
  • 4 copa kardamom jeshil
  • 2 shkopinj kanellë
  • 2 gjethe dafine
  • 2 degë karafili
  • 1/3 lugë çaji shfran (opsionale)
  • 1 kupë kos
  • Kripë

Udhëzimet

1

Lani mishin dhe vendosni vajin të nxehet në tenxhere me presion.

2

Pastaj hidhni kanellën, gjethet e dafinës, kardamomin jeshil, karafilin, një lugë çaji kripë, asafoetida dhe mishin së bashku.

3

Lereni mishin të skuqet deri sa të marrë ngjyrë kafe.

4

Më pas shtoni një gotë ujë, pluhurin e specit të kuq dhe shafranin në mish.

5

Lereni të skuqet për rreth 1 minutë.

6

Merrni kosin dhe pasi ta keni përzier mirë hidheni në tenxhere me presion tek mishi.

7

Mbajeni derisa mishi të marrë një nuancë të kuqërremtë.

8

Shtojini 2 gota ujë, pluhur kopër, pluhur xhenxhefil dhe lerini të ziejnë për 2 minuta.

9

Kontrolloni nëse mishi është i butë dhe hiqeni dhe bluani kardamomën e gjelbër dhe ngjyrë kafe dhe shtoni në pjatën e mishit.

10

Në fund spërkateni me pluhur qimnon dhe e keni gati për ta shërbyer.

Lini një koment