Sugjerojmë:

Mish derri i marinuar me mustardë, hudhër dhe mjaltë

Ingredientët

  • 3 lugë mjaltë
  • 3 lugë mustardë
  • 5 thelpinj hudhër, të prerë në feta
  • 1 lugë çaji spec i kuq
  • 4 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 1/2 filxhan uthull molle
  • Piper i zi

Udhëzimet

1

Kombinoni mjaltin, mustardën, hudhrën, specin e kuq, 3 lugë vaj ulliri, uthull molle, kripë dhe piper në një tas të vogël.

2

Vendosni copat e derrit në një qese plastike dhe derdhini siper marinadën e përgatitur (gjysmën).

3

Mbylleni mishin mirë me qese dhe lerëni në frigorifer për të paktën 1 orë.

4

Nxirreni mishin nga marinada dhe vendosni në peshqirë letre.

5

Vini tiganin me vaj ulliri në zjarr mesatar dhe hidhni copat e mishit të skuqen.

6

Skuqeni deri sa të ketë marrë ngjyrë kafe të errët në të dyja anët.

7

Pasi mishi është skuqur lëreni të pushojë në pjatë dhe marindaën e tepruar hidheni në tigan dhe lëreni të gatuhet për 5-7 minuta.

8

Pasi marinada gatuhet hidheni në pjatën e mishit dhe shërbejeni.

Lini një koment