Sugjerojmë:

Mini kruasant me çokollatë

Mini kruasant me çokollatë

Persona: 16
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 1 kg miell
  • 110 ml vaj luledieli
  • 1 e bardhë veze ( e verdha përdoret për sipërfaqen)
  • 1 majë luge kripë
  • 10 gram maja birre
  • 10 gram pluhur pjekës
  • 4 lugë gjelle sheqer
  • 300 ml qumësht
  • Për mbushjen: 147 gram puding çokollatë, 300 ml qumësht, 3 lugë gjelle sheqer
  • Për në sipërfaqe: e verdhë veze, një lugë gjelle vaj, sheqer pluhur

Udhëzimet

1

Për të përgatitur brumin në një enë bashkoni 8 përbërësit e parë përveç miellit. Miellin e shtoni gradualisht në fund pasi të keni krijuar një masë homogjene.

2

Për të përgatitur mbushjen, në një enë rrihni pudingun pluhur dhe qumështin. E lini mënjanë.

3

Hapni brumin me një petëz, e prisni në shirita të gjatë, vendosni një lugë gjelle nga mbushja dhe i rrotulloni më dorë për t’i dhënë formën e kruasantit.

4

Sipër i bëni 5 prerje të lehta me thikë. Kështu veproni më të gjithë kruasantët.

5

Në një enë të vogël bashkoni sheqerin, vajin dhe të verdhën e vezës. I lyeni sipër kruasantët dhe i lini të thahen për 20 minuta.

6

Në fund i fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. I shtoni sipër pak sheqer pluhur dhe kruasantët janë gati për t’u shijuar!

Lini një koment