Sugjerojmë:

Mesvakt i ëmbël falë pudingut me fara chia dhe fruta të freskëta

Mesvakt i ëmbël falë pudingut me fara chia dhe fruta të freskëta

Persona: 1
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 2 orë

Puding i lehtë dhe i shëndetshëm!

Ingredientët

  • 2 lugë gjelle fara chia
  • 1/2 filxhan qumësht bajameje ose qumësht sipas dëshirës,
  • 1 lugë çaji mjaltë ose reçel
  • Luleshtrydhe, boronica ose fruta të tjera sipas dëshirës, për servirje

Udhëzimet

1

Në një enë qelqi shtoni qumështin, farat chia dhe përziejini mirë.

2

Shtoni mjaltin dhe vazhdoni përziejini së bashku për 2-3 minuta.

3

Mbylleni enën me një kapak dhe vendoseni në frigorifer për së paku 2 orë ose gjatë gjithë natës.

4

Nxirreni nga frigoriferi dhe zbukurojeni me frutat tuaja te preferuara sipër. Ju bëftë mirë!

Lini një koment