Meqë tani dalin hithrat, shfrytëzojini për flokë të gjatë e të bukur
Hithrat janë një bekim i natyrës jo vetëm për përfitimet që kanë në shëndet, por edhe në rutinën e bukurisë, veçanërisht tek flokët. Ato forcojnë dhe zgjerojnë enët e gjakut, që do të thotë se folikulat e flokëve do të përfitojnë më shumë lëndë ushqyese dhe oksigjen.
Dhe ka shumë mënyra përmes të cilave hithrat u bëjnë mirë flokëve tuaj
Për shkak të natyrës së tyre ‘djegëse’ mund t’ju shpëtojnë nga skalpi i yndyrshëm, zbokthi dhe të reduktojnë acarimin dhe kruarjet.
Ka veti anti-inflamatore dhe vetitë antibakteriale të tyre garantojnë një shëndet të mië të skalpit.
Acidi pantothenik dhe silici forcojnë flokët.
Së fundi, acidet yndyrore dhe mineralet si magnezi, hekuri dhe zinku ushqejnë folikulate flokut duke stimuluar rriten e flokëve të reja.
Pra mos hezitoni të mblidhni hithra sa herë i shihni në oborrin e shtëpisë apo kur shëtisni në natyrë. Ka shumë mënyra për t’i përdorur ato dhe disa prej tyre janë:
Të krijoni një shpëlarës flokësh
1 lugë çaji hithra të thata ose 1 lugë gjelle hithra të freskëta
1 lugë çaji gjehte sherbele të thatë (për t’i erresuar më shumë)
1 lugë gjelle kamomil i thatë
2 gota ujë.
Vendosni ujin të ziejë. Bashkoni bimët e thata dhe hidhuni sipër ujin e vluar. Lërini në infuzion derisa të ftohen dhe kullojeni. Shpëlajini flokët me të.
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Pushimet e verës për prindërit e rinj, të cilët kanë një bebe të porsalindur janë një sfidë jo pak e rëndësishme. Shpesh përballë kësaj situate ata përballen me pyetjen nëse duhet të bëjnë pushime në bregdet apo jo. Gjithmonë...
Lini një koment