Sugjerojmë:

Mënyra më e thjeshtë dhe e shijshme për të gatuar lakrat e brukselit

Mënyra më e thjeshtë dhe e shijshme për të gatuar lakrat e brukselit

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Kush nuk ka shumë kohë, por njëkohësisht do të hajë diçka të shëndetshme, le t'i hedhi një sy kësaj recete...

Ingredientët

  • 2 pako lakra Brukseli
  • ¼ filxhan me shurup panje
  • 4 thelpi hudhra të copëtuara
  • Lëngu i 2 limeve ose limoni
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • ¼ lugë gjelle piper i zi
  • ½ lugë gjelle kripë e zakonshme

Udhëzimet

1

Vendosni lakrat e brukselit dhe hudhrat të ziejnë në një tenxhere me ujë e zjarr të ngadaltë.

2

Pas disa minutash i shtoni kripë e piper. Shtoni edhe shurupin e panjes dhe lëngun e limes.

3

I përzieni mirë të gjitha bashkë dhe i lini të ziejnë për disa minuta.

4

Sapo lakrat të kenë zierë i kulloni dhe i shërbeni në një pjatë. I shtoni sipër pak kripë dhe piper të zi. Ju bëftë mirë!

Lini një koment