Sugjerojmë:

Mënyra më e mirë për të shijuar patatet këtë verë është përmes kësaj recete mesdhetare

Mënyra më e mirë për të shijuar patatet këtë verë është përmes kësaj recete mesdhetare

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 1 kg patate me madhësi mesatare
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 1 qepë e kuqe e grirë imët
  • ¼ filxhan me ullinj të zinj
  • Majdanoz i freskët
  • 2-3 qepë jeshile të prera imët
  • Për salcën:
  • 1/3 filxhan me lëng limoni të freskët
  • ¼ filxhan me vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle mustardë
  • ½ lugë çaji kripë
  • ¼ lugë çaji piper i zi

Udhëzimet

1

Patatet i zieni në një tenxhere me ujë. I shtoni kripën dhe i lini përreth 20 minua.

2

Më pas i kulloni dhe i lini mënjanë.

3

Kur patatet të jenë ftohur, u hiqni cipën dhe i prisni në kubik të vegjël.

4

I kaloni në një enë të madhe.

5

Ndërkohë përgatisni salcën duke përzierë të gjithë përbërësit mirë e mirë në një enë të vogël.

6

Shtojeni salcën tek patatet. Më pas shtoni qepën e kuqe, qepët e njoma, majdanozin dhe ullinjë.

7

I përzieni me kujdes të gjitha bashkë. Sallata është gati për t’u shijuar!

Lini një koment