Sugjerojmë:

Mëngjesi sot: Waffle i kripur me vezë

680 gram patate të grira shumë imët
75 gram djathë çedar
50 gram qepë të grira hollë
2 lugë kafe kripë
1 lugë kafe piper
2 vezë të rrahura

1.Në një tas të madh bashkoni tulin e patateve, djathin çedar, kripën, qepën dhe piperin. I përzieni mirë dhe shtoni vezët.

2.Vendoseni masën në një tost specifik për waffle, por edhe një tost normal nuk është aspak keq.

3.E lini për 5-7 minuta sa të marrë një ngjyrë kafe.

4.Që të mos ngjisë lyejeni tostin më parë me pak gjalpë.

5.Tani e hiqni nga tosti dhe e vendosni në një pjatë. Sipër i vendosni vezën e skuqur. Ju bëftë mirë!

Lini një koment