Sugjerojmë:

Mëngjes i përgatitur me vezë, kërpudha dhe domate

Koha e përgatitjes: 5 min Koha e gatimit: 10 min

Ingredientët

  • 30 gr kërpudha
  • 1/2 kokërr qepë
  • 2 vezë
  • 2 lugë gjelle qumësht
  • 1 lugë gjelle salcë domatesh
  • 1 domate
  • 1 lugë gjelle fara susami
  • 1 degë trumëz
  • 1 fetë bukë e thekur
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Lajmë me kujdes kërpudhat, i pastrojmë dhe i presim në feta të mëdha.

2

Qërojmë qepën dhe e presim në kubikë.

3

Lajmë mirë trumzën, e thajmë dhe i heqim fletët.

4

Rrahim vezët, i hedhim trumzën e grirë, qumështin dhe salcën e domates.

5

Shtojmë kripë dhe piper.

6

Nxehim vajin në një tigan të mbuluar dhe skuqim qepën në zjarr të ngadaltë.

7

Pasi qepa të ketë marrë ngjyrën e floririt hedhim kërpudhat.

8

I përziejmë derisa të pinë lëngun.

9

Mbi kërpudhat hedhim masën e përgatitur nga përzierja e vezëve, qumështit trumzës dhe salcës së domates.

10

E lëmë derisa veza të pritet. Përdorim një spatul për ta përzier dhe i shtojmë pak susam.

11

Lajmë domaten dhe e presim në 4 pjesë.

12

I shërbejmë vezët e fërguara me domate dhe një fetë bukë thekre të thekur.

Lini një koment