1.Lajmë me kujdes kërpudhat, i pastrojmë dhe i presim në feta të mëdha. 2.Qërojmë qepën dhe e presim në kubikë. 3.Lajmë mirë trumzën, e thajmë dhe i heqim fletët. 4.Rrahim vezët, i hedhim trumzën e grirë, qumështin dhe salcën e domates.Shtojmë kripë dhe piper. 5.Nxehim vajin në një tigan të mbuluar dhe skuqim qepën në zjarr të ngadaltë. 6.Pasi qepa të ketë marrë ngjyrën e floririt hedhim kërpudhat.I përziejmë derisa të pinë lëngun. 7.Mbi kërpudhat hedhim masën e përgatitur nga përzierja e vezëve, qumështit trumzës dhe salcës së domates. 8.E lëmë derisa veza të pritet. Përdorim një spatul për ta përzier dhe i shtojmë pak susam. 9.Lajmë domaten dhe e presim në 4 pjesë. 10.I shërbejmë vezët e fërguara me domate dhe një fetë bukë thekre të thekur.
Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur...
Askush nuk e imagjinonte që një kompani gomash do të krijonte pa dashje hierarkinë më të frikshme të botës së gastronomisë. Po, po, Michelin, ajo e gomave që i shohim në çdo servis, është po ajo që sot i...
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Lini një koment