Më thuaj çfarë ngjyre e zgjedh buzëkuqin, të të them disa sekrete për tipin tënd!
Ndoshta ju tingëllon e çuditshme, por ngjyra që zgjidhni për buzët tuaja, tregon shumë për ju. Make-upi tregon në fund të fundit, një copëz nga identiteti ynë (edhe kur ne nuk flasim fare). Tone të ndryshme kanë kuptime të ndryshme.
Ja disa prej tyre:
Ngjyra portokalli
Ju keni një sens të madh humori dhe zakonisht e kaloni kohën me miqtë, ose duke njohur njerëz të rinj. Jeni tip social. Njerëzit ju duan për shakatë tuaj dhe për pozitivitetin.
E kuqja
Ju jeni të guximshëm dhe të patrembur kur hasni sfida të reja. Një nga gjërat më të rëndësishme për ju është të vazhdoni të punoni pa pushim për ëndrrat tuaja dhe për të arritur qëllimet tuaja. Ju gjithashtu i vlerësoni gjerat e thjeshta dhe klasike.
Rozë
Ju jeni një kujdestar në grupin e miqve tuaj. Sa herë që dikush ka një çështje, ata do të kthehen tek ju për ngushëllim dhe mirëkuptim. Ju jeni shumë të dashur dhe të përulur, ndonjëherë deri në pikën e të qënit pak emocional. Megjithatë, njerëzit ju vlerësojnë për ndjeshmërinë tuaj.
Ngjyrat nude
Ju shijoni gjërat e thjeshta në jetë dhe përpiqeni të bëni sa më shumë me sa më pak. Ajo që ju vlerësoni më së shumti është ndershmëria. Miqtë ju duan për personalitetin tuaj.
Ngjyrat kafe
Për ju, familja gjithmonë vjen e para. Sa më shumë kohë që kaloni me familjen tuaj, aq më të lumtur jeni. Ju jeni një tifoz i madh i traditës, një nostalgjik i madh, tifoz i filmave, muzikës dhe modës së vjetër.
Lejla
Pasi ta dini se çfarë doni asgjë nuk mund t’ju ndalojë. Disa mund të thonë se jeni kokëfortë, por jeni vetëm të vendosur. Ju jeni një udhëheqës i lindur dhe keni një vullnet të fortë që i bën njerëzit t’ju dëgjojnë dhe ndjekin lehtësisht.
E zeze
Juve nuk ju intereson se çfarë thonë të tjeret. Ju jetoni për të qenë sa më të pavarur që të mundeni. Për ju rregullat janë bërë që të thyhen dhe prandaj ju pëlqen që të dilni shpesh jashtë kornizave.
Ngjyrat e ndezura
Ju jeni një artist. Jashtëzakonisht krijues dhe unik në sytë e njerëzve të tjerë. Njerëzit ndonjëherë mund të luftojnë për të kuptuar, por e vërteta është se ju ecni përpara me kohën. Jeni pak idealist. mendoni për gjëra të mëdha dhe bëni çmos që t’ia arrini.
Hey, kjo ishte për qejf, në fund të ditës, ne jemi të gjithë unik në mënyrën tonë!/neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment