Me Snapfood tashmë mund të rezervosh tavolinën tënde në restorant
Sigurisht që ushqimi që të vjen gati në rehatinë e shtëpisë shijon më së miri, por nuk do të zëvendësojë dot kurrë daljet me miqtë apo familjarët në restorant, në një ambient ndryshe, rrethuar me njerëz të rinj.
Ndaj harrojini kërkimet e numrave të restoranteve dhe të menuve nëpër rrjetet sociale apo fletpalosje që humbin gjithmonë! Snapfood është këtu për t’jua lehtësuar jetën akoma më shumë. Nëpërmjet opsionit më të ri që ka prezantuar së fundmi, aplikacioni ju lejon tashmë që të rezervoni online tavolinën tuaj në restorant.
Mjafton të shkoni në menunë kryesore, të klikoni kategorinë Rezervim dhe do të gjeni të gjithë listën e restoranteve që ndodhen në Snapfood ku mund të kryeni rezervimin tuaj në vetëm pak klikme.
Zgjidhni restorantin tuaj të preferuar ose pse jo një të ri që dëshironi ta provoni, përzgjidhni pjatat që dëshironi të konsumoni, vendosni numrin e personave që do të jenë në tavolinë dhe orarin kur do të shkoni dhe u kry!
Ju do të merrni një mesazh konfirmimi nga Snapfood dhe në orarin e përcaktuar, restoranti do të jetë gati për t’ju mikpritur ju dhe miqtë tuaj.
Deri dje, të nxirrje fëmijët për të ngrënë do të thoshte pica, hamburger apo nuggets pule. Sot, në shumë familje, sidomos urbane, kjo ka ndryshuar rrënjësisht. Fëmijët nuk po kërkojnë më fast food, por sushi. Dhe jo thjesht ndonjë...
Në kuzhinë nuk jetojmë me pajisje luksi. Jetojmë me gjëra të vogla, të zakonshme, që i prekim çdo ditë dhe nuk u kushtojmë asnjë mendim. Pikërisht ato bëjnë diferencën mes një kuzhine që funksionon dhe një kuzhine që të...
Ananasi është një nga frutat tropikale më të dashur në botë, por mënyra se si rritet shpesh mbetet një surprizë për ata që nuk e kanë parë nga afër. Në vend që të zhvillohet në një pemë, si shumë...
Lini një koment