Sugjerojmë:

Me rikota dhe fruta përgatitet një parfe për të lëpirë gishtat!

Me rikota dhe fruta përgatitet një parfe për të lëpirë gishtat!

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 400 gram rikota
  • 30 gram sheqer pluhur
  • 1 lugë gjelle shurup panje
  • 1 lugë kafe kanellë
  • 50 gram arra
  • 100 gram boronica
  • 100 gram pjeshkë
  • 100 gram luleshtrydhe
  • lëkura e grirë e një portokalli
  • Shënim: Frutat mund t'i zëvendësoni me të tjera, sipas mundësisë dhe preferencave

Udhëzimet

1

Në një tas përzieni me shurupin e panjës,boronicat, luleshtrydhet dhe pjeshkën. E lini mënjanë për 10 minuta.

2

Në një blender bashkoni rikotën, sheqerin, lëkurën e portokallit, kanellën dhe e përzieni disa sekonda, derisa të krijohet një masë homogjene.

3

Tani merrni 4 gota, në bazë shtroni fruta, sipër kremin që përgatitët. E përsërisni këtë dy herë.

4

Në fund, lini në krye frutat dhe arrat e copëtuata. Parfeja është gati. Ju bëftë mirë!

Lini një koment