Dreka/ RECETA

Me oriz, mund të bëjmë edhe një byrek super të shijshëm!

Me oriz, mund të bëjmë edhe një byrek super të shijshëm!

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...
Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Eksperiment? Deri diku. Që me orizin mund të bësh një byrek me shumë shije, është një fakt. Duhet ta provosh!

Ingredientët

  • 1 pako peta byreku
  • 1 filxhan çaji oriz
  • 1 qepë të thatë
  • 2-3 qepë të njoma
  • 1 tufë koper
  • 1 tufë majdanoz
  • 150 gram djathë të bardhë
  • 100 gram djathë çedar
  • 3-4 kokrra vezë
  • 1 gotë qumësht
  • 1 gotë ujë
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Vendosim një tigan te madh me vaj të ngrohet dhe kaurdisim fillimisht qepën e thatë të grirë imët.

2

Shtojmë më pas qepët e njoma të grira imët. I spërkasim me kripë dhe piper dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa qepët të ulin vëllimin dhe të zbuten.

3

Shtojmë më pas majdanozin, koperin, orizin dhe gjysmë filxhani ujë. E trazojmë për disa minuta dhe në fund shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar.

4

Trazojmë vezët me qumështin dhe me pak ujë të ngrohtë. Vendosim tavën në tryezën e punës dhe vendosim 4 petë byreku ku secilën e kemi spërkatur me pak vaj.

5

Në mes të 2 petëve kemi bërë dhe një spërkatje të lehtë me djathë çedar të grirë në rende.

6

Pasi kemi shtruar 4 petët vendosim mbushjen me qepë dhe oriz. Mbi mbushje hedhim një garuzhde nga vezët e trazuara me qumështin.

7

E spërkasim përsëri me pak djathë të verdhë mbushjen dhe më pas vendosim petët e tjera të cilat i kemi spërkatur me pak vaj dhe djathë të verdhë.

8

E presim byrekun në racione dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.

Shënime

Receta marrë nga: balkanweb.com

You Might Also Like

1 Comment

  • Reply
    ปั้มไลค์
    11/12/2019 at 2:14 pm

    Like!! I blog quite often and I genuinely thank you for your information. The article has truly peaked my interest.

  • Leave a Reply