Sugjerojmë:

Me fiqtë e thatë, bajame dhe këtë recetë na del një kek për mrekulli!

Me fiqtë e thatë, bajame dhe këtë recetë na del një kek për mrekulli!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ndonjëherë ngopemi me ato fiqtë e thatë. Ama me këtë kek s'ke të ngopur kurrë.... Seç i japin një shije të veçantë edhe bajamet duhet thënë. Për më tepër hidhi një sy recetës më poshtë.

Ingredientët

  • 400 ml kos
  • 60 gram gjalpë
  • 130-150 gram miell
  • 4 vezë
  • 100 gram sheqer
  • 1 pako vanilje
  • 10 fiq të thate të grirë
  • 15 bajame të grira
  • 1 lugë çaji sodë buke

Udhëzimet

1

Në një enë rrihni vezët, më pas shtoni sheqerin edhe gjalpin. I përzieni për disa sekonda me një mikser elektrik.

2

Tani shtoni kosin, sodën e bukës dhe gradualisht miellin. E përzieni mirë, shtoni fiqtë, bajamet dhe vaniljen.

3

Pasi keni arritur një masë homogjene, kalojeni në një formë specifike keku.

4

E fusni në furrë për 40-45 minuta, varësisht furrës në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë.

5

Pas pjekjes, sipas dëshirës mund t’i shtoni sipër sheqer pluhur.

Lini një koment