Maskë me vezë dhe lëng qepe për flokët e dekoloruar. 100% efektive!
Maska me vezë dhe lëng qepe është gjerësisht e rekomanduar pasi ushqen rrënjën, forcon flokët dhe parandalon këputjen e tyre sidomos pas një procesi të vështirë siç është dekolorimi.
Çfarë duhet të bëni?
Merrni dy kokra qepë, ndajini në 4 pjesë dhe vendosini të zihen me 300 ml ujë.
Lëngun e qepës kullojeni dhe lëreni të ftohet.
Shtoni në të 2 të verdha vezësh dhe 2 lugë gjelle me vaj ulliri.
Përzierjen hidheni në një shishe spray dhe aplikojeni mbi flokë.
E lini të veprojë për 30-40 minuta. Era e vezëve nuk do të ndihet më pas lyerjes dhe flokët tuaj do të jenë më të fortë e të butë.
Pse funksionon?
Veza është një ndër burimet kryesore të proteinave dhe vitaminës E, të cilat ushqejnë rrënjën e flokut, si dhe e ndihmojnë të rritet në mënyrë të shëndetshme. Antioksidantët që gjenden tek qepa parandalojnë këputjen e flokëve dhe i mbrojnë ato nga veprimi i radikaleve të lira./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment