Vitamina E është një anti-inflamator i fuqishëm që “riparon” dhe mbron lëkurën tuaj. Ajo gjendet në perime të gjelbra, me gjethe, por gjithashtu mund ta aplikoni direkt në lëkurën tuaj.
Me vetitë hidratuese të avokados, kjo maskë do të qetësojë dhe rivendosë lëkurën e re mbi atë të dëmtuar. Vitaminën E mund ta blini në formën e kapsulave ose vajit në farmaci.
Përbërësit:
- 2 kokrra Vitamina E
- 1/2 avokado
Udhëzime:
- Qëroni avokadon dhe tulin e shtypni mirë.

- Shtoni vajin e vitaminës E.

- I përzieni mirë.
- Për të zbutur fytyrën me inflamacion aplikojeni maskën dhe e lini të thahet për 20 minuta.
- Në fund lani fytyrën me ujë të vakët dhe thajeni butësisht me një peshqir të pastër./neps.al

Lini një koment