Neps.al ju sjell sot recetën e një maskë ushqyese, shumë e përshtatshme për muajin tetor kur dhe temperaturat priten të kenë një rënie. Kjo maskë kur përthithet nga floku, e rigjeneron atë dhe e ushqen. Madje përmirëson edhe majat e dëmtuara.
Çfarë ju duhet:
- ½ gotë vaj ulliri
- 2 te verdha veze
- 3 lugë gjelle lëng limoni
Udhëzime:
- I përzieni të gjithë përbërësit në një enë.
- Me anë të një shisheje spruco, njomni pak flokët tuaja.
- Më pas aplikoni maskën në të gjithë gjatësinë e flokut. Nëse keni shumë flokë dhe të gjatë aëherë shtoni sasinë e përbërësve.
- E lini maskën të veprojë për 1 orë dhe më pas e shpëlani flokun me ujë të bollshëm si zakonisht.

Rezultatet e maskës do ti vini re shumë shpejt, kur floku juaj të ketë volum, shkëlqim dhe jetë./neps.al
Lini një koment