Me rritjen apo uljen e temperaturave, shpesh fytyra jonë mund të ketë luhatje në pastërtinë e lëkurës. Kjo manifestohet me shfaqjen e theksuar të pikave të zeza, akneve apo skuqjeve në fytyrë.
Për këtë arsye ne ju sugjerojmë një maskë natyrale, vetëm më 4 përbërës.
Më poshtë ju njohim me përbërësit dhe mënyrën e përgatitjes:
Çfarë ju nevojitet:
- 1 lugë gjelle kos
- 2 lugë gjelle tërshërë
- 1 e bardhë veze
- ¼ lëng limoni

Udhëzime:
- Në një enë bashkoni të gjithë përbërësit dhe i trazoni mirë.
- Sapo të keni krijuar një pastë homogjene aplikojeni në fytyrë dhe e lini të veprojë për 20 minuta.
- Në fund e shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm, fshijeni me një peshqir të pastër dhe aplikoni kremin tuaj hidratues.
Efektet e kësaj maske do të ndihen që në ditën e parë të aplikimit./neps.al
Lini një koment