Sugjerojmë:

Makarona me salmon dhe karkaleca të vegjël

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 40 min

Ingredientët

  • 400gr makarona të shkurtra
  • 150gr salmon të tymosur
  • 200gr karkaleca të vegjël të qëruar
  • 1/2 qepë e vogel
  • 1 pako pana kuzhine
  • 3 lugë salcë domatesh
  • 1/2 gotë vere të bardhe në temperaturë ambjenti
  • 1 lugë majdanoz të grirë
  • Kripë
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Kavardisim qepën e grirë shumë hollë në vaj ulliri në zjarr mesatar për 2-3 minuta duke e përzierë shpesh.

2

Shtojmë karkalecat e qëruar, salmonin e prerë në copa dhe i perziejmë mirë.

3

Shtojmë veren e bardhë, ngremë zjarrin në maksimum dhe e lemë derisa alkooli i verës të ketë avulluar plotësisht.

4

Shtojmë panën, salcën e domateve dhe e gatuajmë të gjithë masën në zjarr mesatar derisa të bëhet një masë.

5

Në fund, shtojmë edhe majdanozin e grirë hollë.

6

Ndërkohe kemi zjerë makaronat në ujë me kripë dhe i kullojmë.

7

I hedhim makaronat e kulluara tek salca e përgatitur, i perziejmë mirë dhe i shëbejmë në pjata.

Lini një koment