Sugjerojmë:

Makarona me djathë e brokoli

Makarona me djathë e brokoli

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ju merr më pak se 30 minuta kohë për ta përgatitur e shijuar dhe e gjithë familja do e adhurojë!

Ingredientët

  • 1 pako makarona
  • 2 lugë gjelle miell
  • 3 lugë gjelle gjalpë
  • 1 filxhan e gjysmë me qumësht
  • 1 filxhan e gjysmë me ujë nga zierja e makaronave
  • 2 filxhanë çaji me djathë çedar të grirë
  • 1 brokoli e ndarë në copa të vogla
  • Pak kripë
  • ½ qepë
  • 1 lugë kafe hudhër pluhur

Udhëzimet

1

Zieni makaronat si zakonisht në një tenxhere me ujë e kripë.

2

Kullojini makaronat dhe i lini mënjanë.

3

Në një tenxhere tjetër ndërkohë skuqni gjalpin bashkë me miellin. I përzieni mirë në mënyrë që të mos krijoni kokrriza.

4

Shtoni qumështin dhe vazhdoni përzierjen. Tani shtoni ujin e pastave, hudhrën pluhur, qepën e grirë shumë imët, pak kripë dhe i përzieni mirë derisa të merrni një masë homogjene kremoze.

5

Shtoni djathin çedar dhe pas 3 minutash shtoni makaronat e brokolin.

6

I përzieni dhe prisni 5 minuta derisa brokoli të zbutet.

7

I hiqni nga zjarri dhe i shërbeni makaronat e ngrohta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment