Sugjerojmë:

Lulelakër krokante me limon

Lulelakër krokante me limon

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Me këtë metodë e gjithë familja juaj do e "përlajë" lulelakrën!

Ingredientët

  • ¾ filxhanë me qumësht
  • Lëkura 2 limonave
  • Lëngu i 2 limonave
  • ½ filxhan me galetë
  • Kripë, piper
  • 1 lulelakër
  • Vaj luledielli për skuqje

Udhëzimet

1

Në një tas të vogël bashkoni qumështin dhe lëngun e 2 limonave. I lini mënjanë për 10 minuta.

2

Në një tas shtoni miellin.

3

Ndërkohë në një tas tjetër bashkoni galetën, lëkurën e 2 limonave, kripë dhe pipër të zi.

4

Lulelakrën e ndani në copa të vogla. Filloni i lyeni copat me radhë tek të tria masat.

5

Në fund i vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj luledielli të nxehur. Ju bëftë mirë!

Lini një koment