Sugjerojmë:

Lulelakër e skuqur dhe fëmijët tuaj do e “përlajnë këtë perime!

Lulelakër e skuqur dhe fëmijët tuaj do e "përlajnë këtë perime!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Si t'ia bëni që fëmijët tuaj t'i hanë disa perime që le të themi, nuk i kanë shumë qejf? Modifikojini ato! Neps.al ju sjell një sugjerim të mirë sot...

Ingredientët

  • 1 lulelakër
  • 2 kokrra vezë
  • 120 gram galetë (bukë e grirë)
  • 1 filxhan çaji miell
  • vaj luledielli për skuqje

Udhëzimet

1

Lani mirë lulelakrën, e ndani në pjesë të vogla dhe më pas e vendosni për ta zierë. Mjaftojnë 7 minuta.

2

Pas kësaj i kulloni, i lini 10 minuta të ftohen. I lyeni me pak miell, vezë dhe galetë.

3

Vendosni për t'i skuqur në një tigan me vaj të nxehur. Shijojini!

Lini një koment