Sugjerojmë:

Lulelakër e pjekur me vaj ulliri

Lulelakër e pjekur me vaj ulliri

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Mënyrë e veçantë e shijimit të lulelakrës. Duhet ta provoni!

Ingredientët

  • 1 lulelakër
  • 2 gota ujë
  • ¼ filxhan me kripë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Salcë tahini për ta shoqëruar

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Në një tenxhere me ujë shtoni kripë dhe sapo të marrë valë vendosni për të zierë lulelakrën. E lini gati 12-13 minuta.

3

Më pas e hiqni, e kulloni dhe e lini të ftohet me ujë të ftohtë.

4

Lulelakrën mund ta lini të plotë ose ta ndani në pjesë të vogla.

5

E lyeni të gjithën me vaj ulliri dhe e fusni në furrë të piqet për 25-35 minuta, derisa të marrë një ngjyrë kafe të artë.

6

Mund ta shoqëroni me salcë tahini për më shumë shije. Ju bëftë mirë!

Lini një koment