Sugjerojmë:

Lulelakër e pjekur me miks erëzash

Lulelakër e pjekur me miks erëzash

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Falë kësaj recete, lulelakrën do e pëlqejë e gjithë familja juaj. Pa naze hiç madje!

Ingredientët

  • 1 lulelakër e madhe
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ lugë çaji fara kumini
  • ¼ lugë çaji kripë
  • ¼ lugë çaji piper i zi

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë.

2

Merni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine.

3

Lulelakrën e ndani në lule të vogla.

4

Sipër e spërkasni me vaj ulliri, farat e kuminit, kripë, piper dhe i përzieni me duar.

5

E fusni në furrë dhe e lini të piqet për 35-40 minuta.

6

Shërbejini të ngrohta me majdanoz të freskët, duke i shoqëruar veçanërisht me salcë tahini.

Lini një koment